Kështu duket një ditë në shkollat fillore në Danimarkë

Meso per danimarken

Preciz pas 1 muaj në karantinë, nga sot e mërkurë 15 prill 2020 u rihapën shkollat fillore në Danimarkë. Rihapja do të ndodh në mënyrë graduale dhe nën kontroll vetëm për nxënësit e klasave 0 deri në klasën e 5. Nxënësit e klasës së 6 deri në të 9 do të vazhdojnë në karantinë duke marr mësim emergjent në shtëpi deri më 10 maj.

Rihapja e shkollave është organizuar dhe planifikuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit si dhe sindikata e mësuesve në Danimarkë. Ata bashkë kanë bërë një udhëzues me gjitha rregullat dhe këshillat se si të mbahet mësim pa mos u infektuar.

Një ditë e zakonshme në një shkollë fillore në Danimarkë, tani duket kështu:

  • brenda orës 8 deri ora 9, nxënësit vijnë në shkollë, lajnë duart për 1 minutë dhe dezinfektojnë duart për 30 sekonda të rreshtuar në distancë prej 2 metra, pasi lajnë duart ulen në vendet e tyre dhe lexojnë një libër që vet nxënësi e ka zgjedhur
  • nxënësit ulen në klasë në distancë 2 metra
  • në lokalet e klasës ka vetëm 10 nxënës
  • nga ora 9 mbahet mësim si mësim emergjent vetëm në lëndën e danishtes dhe matematikës
  • nxënësit luajnë me shokë të njëjtë (grup prej 3 – 4 nxënës) dhe nuk guxojnë ndërrojnë shokët
  • nëse mësuesi ose nxënësi del nga lokali i klasës, duhet të lajë duart dhe ti dezinfektojë ato
  • mësimi mundësisht të mbahet jashtë lokalit të klasës (në distancë prej 2 metra)
  • tualetet do të lahen dy herë në ditë dhe 2 herë do të dezinfektohen
  • prindërit nuk duhet të hyjnë në oborrin e shkollës, ata i dorëzojnë fëmijët e tyre deri te oborri i shkollës
  • dita përfundon në ora 13.00 duket i larë  dhe dezinfektuar duart
  • nga ora 13.00 – 16.00 nxënësit vazhdojnë aktivitetet në të njëjtët lokale me pedagogët e Shtëpisë së lirë dhe metë njëjtat rregulla dhe këshilla

Nga: Bardhyl Islami