Me 15 prill 2020 u hapën në mënyrë graduale dhe me kontrolle, shkollat fillore deri në klasën e 5 dhe institucionet për fëmijë në Danimarkë (çerdhet, kopshtet dhe Shtëpitë e kohës së lirë).
Që nga dhënia e lajmit për hapjen e shkollave fillore dhe institucioneve në Danimarkë, ka prindër dhe banorë në Danimarkë që brengosen për shëndetin e fëmijëve të tyre por edhe të familjes. Shumica dyshojnë që hapja ishte shumë e shpejtë edhe pse në mënyrë graduale dhe me kontroll nga autoritetet daneze.
Këtu do të japim një pasqyrë të Corona-krizës në Danimarkë sot me 15 prill që pastaj të mund të krahasojmë se, a do të rritet numri i të infektuarve dhe të vdekurve në ditët në vazhdim, pas hapjes së shkollave fillore dhe institucioneve në Danimarkë?
Nga: Bardhyl Islami
Foto 1 – vendet me ngjyrë të erët, kanë më shume të infektuar.
Foto 2 -Numri i personave:
-Të testuarve 77.712
-Të infektuarve 6.681
-Të shëruar 2.748
-Të vdekur 309
Foto 3 – Numri i të infektuerve sipas gjinisë.
Horizontalosht keni numrin e të infektuarve.
Vertikalisht keni moshën e të infaktuarve.
Me ngjyrë të kuqe janë gjinia femrore.
Me ngjyrë të kaltër janë gjinia mashkullore.
Foto 4 – Numri i personave të vdekur të ndarë sipas gjinisë dhe moshës.
Foto 5 – Numri i personave të shtrirë në spital për cdo ditë.
Me ngjyrë të kaltër, është numri i personave të shtrirë në spital.
Me ngjyrë të gjelbërt, është numri i personave të shtrirë në repartin intensiv.
Me ngjyrë hiri, është numri i personave në respirator.
Foto 6 – numri i përgjithshëm i të vdekurve nga corona virusi, të shpërndarë sipas datës.
Foto 7 – numri i të vdekurve nga corona virusi, të shpërndarë sipas datës.
Burim info: Sundhedsstyrelsen www.sst.dk – sektori i Shëndetësisë pranë Ministrisë së shëndetësisë së Danimarkës