NemID zëvendësohet me MitID si formë e vetshërbimit digjital në Danimarkë. NemID u lansua 1 korrik 2010 në Danimarkë dhe ishte forma e vetme e vetshërbimit digjital për shëbime administrative private dhe të biznesit.
Vendimi i qeverisë daneze ndryshoi NemID në MitID, duke e bërë sistemin e vetshërbimit digjital personal edhe më të sigurtë me verifikimin dyshkallëzorë për identifikim.
MitID është lansuar në tetor të vitit 2021 dhe nga 1 nëntor 2022 është forma e vetme e vetshërbimit digjital në Danimarkë.
Deri më tani e kanë instaluar 4.7 milionë banorë të Danimarkës sistemin e vetshërbimit digjital MitID.
Afër 25.000 banorë të Danimarkës ende nuk kanë instaluar dhe nuk kanë vënë në përdorim MitID.
Ju mund të merrni MitID drejtpërdrejtë në www.mitid.dk ose në zyrat e shërbimeve të banorëve (Borgerservice).
Nga: Bardhyl Islami