19 korriku 2022 është datë historike për RMV’në dhe Shqipërinë. Këta dy shtete hapën negociatat me shtetet e BE’së për marrjen e datës për anëtarësimin e plotë në BE.
Ka qenë një rrugëtim i gjatë me shumë vështirësi dhe ka qenë një pritje e gjatë, por dita e sotme legjitimon gjithë punën dhe angazhimin e palodhur të banorëve të dyja shteteve. Rruga përpara është më e vështirë dhe kërkuese, por sot banorët e të dyja shteteve dhe posaçërisht shqiptarët mund të gëzohen për arritjen e këtij momenti të rëndësishëm në procesin e tyre të integrimit në BE.
Urime dhe suksese RMV dhe Shqipëri në rrugëtimin për anëtarësim në BE.
Nga: Bardhyl Islami