Si rrezulltat i kesaj politikbërje te keqe, shqiptaret ne Maqedoni jane te diskriminuar ne maksimum, ashtu qe edhe te drejtat njerezore nuk vijne ne shprehje ndonjehere. Psh, ne Maqedoni banoret nuk kane te drejten e shprehjes se lire. Aq keq eshte situata, sa qe cdo banor ne Maqedoni frikohet te shprehet i lire. Frika eshte shtuar aq shume nga ky sistem udheheqes i pushtetit sa qe banoret frikohen qe mos i nxjerrin prej pune, ose ti malltretojne psiqikisht dhe fizikisht me rastet e montuara politike dhe kriminale qe i ben shteti i Maqedonise.
Kjo situate e keqe dhe diskriminuese qe mbizoterron ne Maqedoni nuk ka qene edhe ne kohen me te egër per shqiptaret – në kohën e Rankoviçit. Kohe e cila njihet me pastrim etnik te shqiptareve nga trojet e ish Jugosllavise nga nje marreveshtje e fshehte qe u be nga Serbia dhe Turqia.
Në keto 25 vjet/ një çerek shekulli, qe kur Maqedonia u shpall shtet i pavarur dhe u shkeput nga ish Jugosllavia, shqiptaret i kane humbur edhe te drejtat qe i paten në kushtetuten e ish Jugosllavise te vitit 1974.
Për kete shkak, eshte momenti i duhur qe cdo shqiptar ne Maqedoni duhet qarte te mendoje dhe te vendose ne nje nga 3 zgjidhjet qe tani per momentin mund te realizohen. Dmth, në kete gjendje si mbizotëron tani ne Maqedoni, shqiptaret ne Maqedoni kane 3 zgjidhje:
1. Te vazhdojne te jene ne gjum dhe te kalojne edhe shume shekuj te diskriminuar dhe te perkrahin politiken e partive BDI dhe PDSH;
2. Te votojne partite e reja opozitare shqiptare ne Maqedoni duke perkrahur idenë qe Maqedonia te formohet si nje shtet binacional i shqiptareve dhe maqedoneve, ose;
3. Te formojne shtet te vetin njënacional dhe te ndahen definitivisht nga maqedonet te cilet nuk dine te formojne dhe mbajne shtet.
Nga: Bardhyl Islami