Rekord veturash mbi urën ØRESUND që lidh Danimarkën me Suedinë

Meso per danimarken

Të shtunën, më 16 korrik 2022 u thy rekordi i trafikut në urën Øresund, ku mbi 32.509 automjete kaluan urën brenda 24 orëve. Gjithçka shkoi pa probleme në vendpagesat, pavarësisht veturave të shumta.

Është fantastike të shohësh që trafiku i verës qarkullon dhe se dëshira për të udhëtuar është në kulmin e saj midis Suedisë dhe Danimarkës.

Ura Øresund u lëshua në përdorim me 1 korrik 2000 ndërsa ndërtimi i saj filloi me 1995. Ura është e gjatë 7,845 km dhe e lartë 204 m. Ura është një kombinim, autostradë dhe hekurudhë, që lidh Danimarkën me Suedinë, respektivisht qytetet Kopenhagë dhe Malmo.

Nga: Bardhyl Islami