Pediatri shprehet se ka shkruar dhe shumë recepte për thartirë në stomak për këta fëmijë. Kjo është brengosëse, kur merret parasysh se këto medikamente janë dhënë për fëmijë nga mosha 7 deri më 15 vjecare. Më parë medikamentet për tharrtirë në stomak janë dhënë vetëm për të rritur që kanë shumë stres.
Gjithë këtë gjendje me fëmijë të sëmurë nga stresi, prindërit e këtyre fëmijëve e fajësojnë reformën në arsim që u bë në vitin 2014. Me këtë reformë fëmijët në shkollën fillore kanë një ditë të gjatë me mësim në shkollë, me çka fëmijët duhet të mbajnë mësim nga 32 orë deri më 39 orë mësimore në javë.
Nga këshilltarët e arsimit në ministrinë e arsimit të Danimarkës shprehen se mjekët nguten në dhënien e diagnozës së fëmijëve, me çka pengojnë fëmijët në ndjekjen e mësimit dhe alarmojnë gjendjen pa arsye. Ata gjithashtu u shprehen se reforma në arsim nga viti 2014 nuk është perfekte por ato u zotuan se do të duhet të ndërhyhet në reformën e arsimit me përmirësime.
Nga: Bardhyl Islami