ARBRESH USEINI- kandidate për këshilltare në Zgjedhjet Komunale & Regjionale në Danimarkë 2021

Lajme

Të martë me 16 nëntor, në zgjedhjet komunale dhe regjionale në Danimarkë 2021, gjithë shqiptarët që jetojnë në komunën Rødovre, kanë mundësi të votojnë shqiptaren e parë Arbreshë Useini, si këshilltare në komunën Rødovre.

Arbresh Useini ka shpirt zemërgjërë që punon për një shoqëri të barabartë dhe që ka qëllim mirëqenien e banorëve në komunën Rødovre, për këtë shkak konkurron përkrah partisë Socialdemokrate, parti e cila punon për shoqëri të barabartë dhe për mirëqenien e gjithëve në Danimarkë.

Arbresha është e lindur, shkolluar dhe punon në Kopenhagë, ndërsa me prejardhje është nga Tearca e Maqedonisë së Veriut. Ajo ka të kryer master në Business Management dhe tani punon si udhëheqëse e departamentit të kontabilitetit financiar në një korporatë fin-tech.

Arbreshës i duhen vetëm edhe 300 vota që të zgjedhet këshilltare në komunën Rødovre në këto zgjedhje komunale. Shpresojmë se Arbresha do të ketë përkrahjen nga shqiptarët në Danimarkë për të fituar dhe për të na përfaqësuar denjësisht, si dhe për të punuar për mirësinë e gjithëve në Danimarkë.

Arbreshës i urojmë suksese në zgjedhjet komunale dhe regjionale

Nga: Bardhyl Islami