U mbajt Nata e Vogël Kulturore 2023 në Kopenhagë

Lajme

Me 17 mars nga ora 16 – 20 u mbajt nata e vogël kulturore në Kopenhagë për fëmijë dhe të rinjë (Den lille kulturnat). Kjo natë është një pjesë e manifestimit vjetor Nata Kulturore në Kopenhagë (kulturnatten.dk).

Kjo natë ishte e mbushur me lojëra, vallëzim, mësim, kreativitet, zbavitje dhe zbulim. Këto aktivitete dhe përjetime ishin të organizuara nga gjitha institucionet kulturore, sportive dhe fetare.

Për të përjetuar këto natën e vogël kulturore duhet me blejt një pasaportë kulturore (kulturpas). Pasaporta kulturore kushton 110 kr. për fëmijët mbi moshën 12 vjet, ndërsa për fëmijët më te vegjël se 12 vjet, pasaporta kulturore është falas.

Me pasaportën kulturore mund të udhëtoni falas në natën e vogël kulturore me gjitha llojet e mjeteve të transportit urban si autobusë, trena, anije urbane dhe metro.

Burim info: kulturnatten.dk

Nga: Bardhyl Islami