Rezultatet përfundimtare nga Zgjedhjet Lokale në Kosovë 2021

Lajme

Sot me 14 nëntor u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë. Raundi i dytë i zgjedhjeve u mbajt në 21 nga gjithësej 38 komuna, si në: Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti,  Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamush dhe Kllokot.

Në raundin e parë që u mbajt në 17 tetor, votuesit zgjodhën kryetarët e tyre në 17 komuna.

Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor të Republikës së Kosovës, rezultati përfundimtar u zbulua që tani dhe fituesit në 38 komunat e Kosovës janë:

PDK fitoi 9 komuna

LDK fitoi 7 komuna

AAK fitoi 5 komuna

LVV fitoi 4 komuna

Nisma fitoi 1 komunë

Kandidat i pavarur  fitoi 1 komunë

KDTurk fitoi 1 komunë

LSerbe fitoi 10 komuna

Nga: Bardhyl Islami

Burim info: KQZ – Kosovë https://zgjedhjet2021.org/sq