Të enjten me 23 mars fillon Ramazani, muaji i agjërimit për pjesëtarët e besimit Islam. Ramazani mbaron të enjten me 20 prill, ndërsa të premten me 21 prill është festa e Fitër Bajramit.
Sivjet, është hera e parë ku shumica e bashkësive Islame, xhamive dhe faltoreve në Kopenhagë nga gjitha vendet e botës, kanë arritur marrëveshtje dhe kanë përpiluar Imsakijen e përbashkët me kohë të njëjta për banorët e Kopenhagës.
Imsakijen në gjuhën shqipe për Kopenhagë e kanë përpiluar bashkë: Bashkësia Islame Shqiptare në Danimarkë (bish.dk), Xhamia Qendrore Shqiptare (dcam.dk) dhe xhamia e Shoqatës Kulturore Shqiptare – Nerashti (https://www.facebook.com/shkshNerashti).
Lexues të nderuar, urime Ramazani dhe ju urojmë agjërim të lehtë.
Me nderime
Redaksia Aktuale.dk