Nga e hëna me 13 shkurt fillon pushimi dimëror për të gjithë nxënësit, gjimnazistët dhe mësimdhënësit në Danimarkë. Ky pushim është një javë dhe mbahet zakonisht në javën e 7 të vitit, por disa komuna në Danimarkë e mbajnë këtë pushim në javën e 8 të vitit.
Këtë javë e rezervojnë si pushim edhe shumë prindër që punojnë profesione të ndryshme që t’a mbajnë pushimin bashkë me fëmijët e tyre.
Gjitha komunat mbajnë aktivitete falas në këtë javë, për gjithë fëmijët që nuk udhëtojnë në këtë javë, lexo më tepër: https://www.feriecamp.kk.dk
Përndryshe në këtë javë pushimi janë hapur gjitha institucionet e aktiviteteve të kohës së lirë (shtëpitë e kohës ë lirë), në mënyrë që të kujdesen për ata fëmijë që prindërit punojnë.
Nga: Bardhyl Islami