U inaugurua muzeu i ri i H.K.Andersen’it prej 400 milionë DKK

Meso per danimarken

Mbretëresha e Danimarkës, Shkëlqësia e saj Margretthe II, sot me datë 30 qershor në qytetin Odense, inauguroi muzeun e shkrimtarit danez Hans Kristian Andersen.

Në këtë muzej është punuar në dhjetë vitet e fundit dhe mungojnë edhe finesat e fundit. Projekti në fjalë ka kushtuar 391 milionë korona daneze. Ky projekt është një zgjërim i muzeut egzistues.

Muzeu ka një kapacitet prej 250 vizitorësh dhe ka një hapësirë sa një stadium futbolli. Ky muzej nuk është muze klasik, por është një labirint nëpër oborre dhe parqe të gjelbërta duke vazhduar nën tokë, ku gjen gjitha aventurat e Hans Kristian Andersen’it.

”Të udhëtosh, është të jetosh” dhe ”Aventuar e jetës time” nga 1855, janë fjalët e poetit nga Odense që dha idenë për ndërtimin e këtij lloji muzeu.

Këtë muze pritet ta vizitojnë 220.00 vizitorë në vit.

Nga: Bardhyl Islami

Burim info: https://hcandersenshus.dk/forside/