Në këto zgjedhje do të garojnë 13 parti politike për 179 vende të deputetëve në parlamentin danez. Nga 179 deputet, 175 zgjedhen në Danimarkë, 2 deputet në Ishujt Faroe dhe 2 deputet në Gronlandë.
Temat që dominojnë në këto zgjedhje janë: shëndetësia, vendet e punës dhe ekonomia, shkollimi, klima dhe mjedisi, refugjatët dhe integrimi i të huajve, jeta sociale, drejtësia dhe dënimet, kultura, politika internacionale e Danimarkës dhe shtet bërja.
Votuesit që janë në dyshim për kë të votojnë, mund të bëjnë një KANDIDATTEST online dhe të vërtetohen për kë duhet të përcaktohen.
Fakt shumë interesant: që nga viti 1990, në çdo zgjedhjet parlamentare pjesëmarrja e votuesve a qenë 80-89% votues.
PS. – Të drejtë vote kanë vetëm banorët që kanë nënshtetësi daneze dhe ato nënshtetas danez që jetojnë jashtë shtetit deri në 2 vjet. Pas 2 vjetësh banimi jashtë shtetit, u merret e drejta për të votuar për gjitha zgjedhjet në Danimarkë.
Në Danimarkë ka shumë shqiptarë që kanë shtetësi daneze dhe që kanë të drejtë votimi në zgjedhjet parlamentare 2019. Shpresojmë që të dalin gjithë në votim dhe të shfrytëzojnë të drejtën e votimit.
Nga: Bardhyl Islami