Rinia shqiptare në Danimarkë, krenaria e kombit shqiptar

Lajme

Rinia shqiptare në Danimarkë, kohëve të fundit janë duke dominuar me sukseset e tyre nëpër gjithë Universitetet e Danimarkës. Vetëm këtyre ditëve kanë diplomuar dy shqiptarë si mjek të përgjithshëm në Danimarkë. Ata janë Dr.Ali Ejupi dhe Dr.Endrit Murtezaj. Përvec këtyre dyve është Dr.Butrin Morina i cili ka diplomuar më 2015 si mjek në Danimarkë.

Përvec tyre, në Danimarkë është Dr.gjinekolog Musa Krasniqi dhe Dr.anesteziolog Mexhait Latifi dhe ndoshta ka edhe tjerë.

Prezantimi i tyre në revistën Aktuale shpresoj të jetë një motivim për gjithë rininë shqiptare për të prezantuar në mënyrë sa më shembullore kombin shqiptar në Danimarkë.

Shpresojmë të shtohen kokat e mencura shqiptare në Danimarkë.

Suksese gjithë rinisë shqiptare në shkollim dhe punë.

Nga: Bardhyl Islami