Dita e premte në javën e 41 të vitit ose dita e fundit e punës para pushimit vjeshtor është dita e vrapimit për gjithë nxënësit në Danimarkë.
Edhe këtë vit, të premten me 9 tetor, edhe përkundër gjendjes së pandemisë, nën këshillat e Ministrisë së Shëndetësisë së Danimarkës u mbajt dita e vrapimit për gjithë 650.000 nxënësit në Danimarkë.
Dallimi sivjet ishte se, në vend të vrapimit, gjithë nxënësit bënë ecje në natyrë në distancë prej 1 metre.
Dita e vrapimit është një traditë daneze që mbahet që nga viti 1982 dhe arranzhohet dhe organizohet nga Organizata e Fiskëllturës së shkollës Daneze (Dansk Skoleidræt).
Burim info: https://skoleidraet.dk/idraetsfaget/omraader/idraetsdage-og-den-%c3%a5bne-skole/skolernes-motionsdag/
Nga: Bardhyl Islami