Një medium shkruan se, në orët e mësimit kur vajza ndiqte mësimin, fëmijë tjerë nuk merrnin pjesë në mësim. Kështu që ajo ajo u ulte e vetmuar në klasë.
Ëmbla Ademi 11-vjeçare nga Maqedonia e Veriut u ngacmua se ka sindromën Down.
Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski e dëgjoi këtë rast.
Kështu që të hënën e kaluar. ai është paraqitur në vendlindjen e Ëmbla Ademit, në Gostivar, ka marrë vajzën për dore dhe e ka shoqëruar në shkollë. Për këtë rast kanë shkruar shumë mediume, duke përfshirë dhe CNN dhe Sky.
Sjellje e papranueshme
Presidenti ka folur me prindërit e vajzës për sfidat me të cilat ajo dhe familja përballet çdo ditë, thuhet në komunikatë.
– Ata jo vetëm që duhet të gëzojnë të drejtat që meritojnë, por duhet edhe të ndihen të barabartë dhe të mirëpritur në klasa dhe në oborrin e shkollës. Është përgjegjësia jonë si shtet, por edhe si individë, që elementi kryesor i këtij misioni të përbashkët të jetë empatia, thuhet në njoftimin për shtyp.
Një sjellje e tillë nga persona që rrezikojnë të drejtat e fëmijëve është e papranueshme, tha presidenti në komunikatën për media.
– Sidomos kur bëhet fjalë për persona me zhvillim atipik.
Zyra e presidentit ka publikuar edhe një video ku shihet Stevo Pendarovski duke e përshëndetur me dorë Ëmbla Ademin nga porta e oborrit të shkollës teksa ajo hyn në objektin e shkollës.
U ul e vetmuar për orë të tëra
Sipas Daily Mail, disa prindër ishin ankuar se Ëmbla Ademi shkonte në shkollë dhe fëmijët e tyre nuk i ndiqnin mësimet në ato orë mësimore kur ajo ishte prezente.
Mediat shkruajnë se fëmijët e tjerë kanë bojkotuar orët mësimore kur ajo ishte prezente që prej datës 1 shkurt, ndaj ajo ka qëndruar e vetmuar në klasë për disa orë.
– Ne jemi të gjithë të barabartë në këtë shoqëri. Unë erdha të jap mbështetjen time dhe të ndërgjegjësoj se përfshirja është parim themelor, tha Stevo Pendarovski sipas Daily Mail.
Maqedonia e Veriut ka dy milionë banorë dhe ishte pjesë e Jugosllavisë para se të shpërbëhej.
Fotografitë e shoqërimit në shkollë janë postuar në faqen zyrtare të presidentit, së bashku me një deklaratë për shtyp.
Nga: Emma Klinker Stephensen – www.tv2.dk
Linku direkt për këtë artikull nga tv2.dk
Përktheu: Bardhyl Islami