Përkrah dhe zgjatja jetën radios së vetme në gjuhën shqipe në Kopenhagë, që transmeton emisione në valët lokale 90,2FM. Ju, mund të bëheni anëtar duke paguar anëtarësinë vjetore prej 100 kr. daneze nëpërmjet bankës në këtë konto numër:
Reg nr. 5479
Konto nr. 6704198
Ose në numrin në mobil pay 85 40 70
Historia i radio Antena
Radio Antena rifilloi punën në Danimarkë me 1 janar 2019. Radio Antena ka plotësuar gjitha kushtet për të transmetuar emisione dhe është e liçencuar si radio lokale jokomerciale nga Ministria e Kulturës në Danimarkë për dhjetë vitet e ardhshme dmth. nga 1 janar 2019 deri më 31 dhjetor 2027.
Radio Antena është i vetmi radio stacion në Danimarkë që transmeton programe në gjuhën shqipe në frekuencën 90.2 FM në regjionin e bashkisë së Kopenhagës. Kjo radio transmeton emisionet e veta me 15 orë në javë ose 780 orë në vit, çdo të diel nga ora 00.00 deri më 3.00 dhe nga ora 17.00 deri të hënën në ora 5.00. Radio Antena transmeton emisionet e veta edhe në internet ON AIR, 24 orë në ditë në webfaqen www.antena.dk.
Stafi i Radio Antena’s përbëhet nga: Xhemil Idrizi – kryetar, Naim Jumniu – kryeredaktor dhe Shkumbin Veliu udhëheqës. Radio Antena është e rregjistruar si shoqatë me qendër në Ballerup.
Emisioni i parë rifilloi së transmetuari të dielën me datë 6 janar 2019 nga ora 00.00 deri 03.00 në valët 90.2 FM në regjionin e bashkisë së Kopenhagës ose në www.antena.dk
Nga: Bardhyl Islami