Femrat, janë çelësi i kontrollit të mirë të virusit Corona

Lajme

Shumë mediume të njohura botërore kanë nxjerrë në pah një lidhje midis udhëheqësve femra të disa shteteve dhe një orientim i tyre i mirë i gjendjes me pandeminë me corona-virusin.

Kohët e fundit janë shumë udhëheqëse femra të disa shteteve në botë që janë duke e menaxhuar gjendjen e pandemisë në shtetet e tyre më mirë se udhëheqësit burra të shteteve më të zhvilluara në botë, përveç Suedisë që e ka kryeministrin burrë.

Një nga to është kryeministresha e Danimarkës znj.Mette Frederiksen, e cila është duke menaxhuar gjendjen në mënyrë shembullore në Danimarkë. Janë edhe ca zonja tjera që kanë treguar rezulltate të shkëlqyera të menaxhimit të situatës së krizës me corona virusin por edhe me shumë pak pasoja në humbjen e jetës së njerëzve.

A thua tani është koha që secili banorë i këtyre shteteve të zhvilluara dhe të pazhvilluara që kanë udhëheqës burra, të kujtojnë mirë kur do të ketë zgjedhje parlamentare dhe presidenciale, se kë do të zgjedhin për udhëheqës?!

Këto janë zonjat që menaxhojnë dhe kontrollojnë virusin corona në shtetet e tyre:

  • Angela Merkel – kancelare e Gjermanisë
  • Erna Solberg – kryeministre e Norvegjisë
  • Jacida Ardern – kryeministre e Zelandës së Re
  • Mette Frederiksen – kryeministre e Danimarkës
  • Katrin Jakobsdottir – kryeministre e Islandës
  • Sanna Marin – kryeministre e Finlandës
  • Tsai Ing Wen – kryetare e Taivanit

 

Nga: Bardhyl Islami