Nga dita e martë me datë 6 prill, Danimarka rihapet për shumë dyqane, veprimtari dhe biznese shërbyese por vetëm nëse posedoni CoronaPas. CoronaPas është një lloj pasaporti që do t’a ketë çdo banorë i Danimarkës si aplikacion në smartphone dhe do të quhet MinSundhed dhe në formë dokumenti në letër.
Duke marr parasysh statistikën e muajt të fundit, ku numri i të infektuarve me covid-19 në Danimarkë ka qenë konstant dhe stabil, qeveria e Danimarkës morri vendim që të rihap shumë dyqane, veprimtari dhe biznese shërbyese.
Në këtë rihapje nga 6 prill 2021 përfshihen:
- Nxënësit e klasave 5 – 8 mund të ndjekin mësimin në shkollë në 50% të kohës, dmth çdo të dytën javë
- Nxënësit e shkollave të mesme praktike, të larta dhe të zanateve do të ndjekin mësimin në shkollë me 50 % të kohës
- Studentët do të ndjekin mësimin në lokalet e shkollimit me 20% të kohës
- Veprimtaritë e vogla dhe të mëdha shërbyese si p.sh. frizerët, fizioterapitë, qendrat për masazhe, etj.
Pasi të vaksinohen gjithë banorët mbi 50 vjet, do të hapen gjitha shkollat dhe universitetet në tërësi.
Për shkak të kësaj rihapje me 6 prill, ditën para me 5 prill kishte rradhë të mëdha për të bërë testin për covid19 në gjithë Danimarkën.
Testi për Covid19 në gjithë Danimarkën është falas për gjithë banorët dhe turistët, bile për mësimdhënësit dhe punëtorët e shkollave, testi bëhet në lokalet e gjitha shkollave në Danimarkë.
Burim info: sst.dk, ssi.dk dhe stm.dk
Nga: Bardhyl Islami