Suedia heq gjitha kufizimet për banorët e BE’së dhe shteteve Nordike

Lajme

Nga dita e mërkurë me 9 shkurt, Suedia hoqi gjitha kufizimet për banorët e shteteve të BE dhe shteteve nordike që dëshirojnë të udhëtojnë për në Suedi, njoftoi kryeministresha znj. Magdalena Andersson në një konferencë për mediumet.

Arsyet janë njësoj sikurse të Danimarkës. Edhe pse numri i të infektuarve është shumë i lartë, prapseprapë nuk bën rrezik sepse shumica e banorëve të Suedisë janë vaksinuar, shumica kanë qenë të infektuar me covid19 si dhe numri i të shtruarve në spital është shumë i vogël, poashtu edhe numri i personave të vdekur nga covid19 ¨shtë shumë i vogël.

Edhe pse kufizimet janë hequr për banorët e BE’së dhe shteteve nordike, kufizimet vlejnë ende për banorët e shteteve tjera. Dmth, deri më 31 mars 2022, nëse nuk jeni banorë i BE ose i shteteve nordike, duhet pasur coronaPasasportë, i vaksinuar plotësisht, ose të kishe qenë i infektuar ose të kesh test negativ jo më i vjetër se 72 orë.

Nga: Bardhyl Islami