Filloi pushimi dimëror në Danimarkë

Meso per danimarken

Nga sot fillon pushimi dimëror për të gjithë nxënësit, gjimnazistët dhe mësimdhënësit në Danimarkë. Ky pushim është një javë dhe mbahet zakonisht në javën e 7 të vitit, por disa komuna në Danimarkë e mbajnë këtë pushim në javën e 8 të vitit.

Këtë javë e rezervojnë si pushim edhe shumë prindër që punojnë profesione të ndryshme që t’a mbajnë pushimin bashkë me fëmijët e tyre.

Gjitha komunat mbajnë aktivitete falas në këtë javë, për gjithë fëmijët që nuk udhëtojnë në këtë javë, lexo më tepër: https://www.feriecamp.kk.dk

Përndryshe në këtë javë pushimi janë hapur gjitha institucionet e aktiviteteve të kohës së lirë (shtëpitë e kohës ë lirë), në mënyrë që të kujdesen për ata fëmijë që prindërit punojnë.

Nga: Bardhyl Islami