Shifrat e fundit nga Instituti Shtetërorë i Serumit të Danimarkës (Statens Serum Institute) tregojnë se 1.871 persona janë testuar pozitivë me virusin corona brenda 24 orëve të fundit, ndërsa numri i të shtruar në spital është rritur në 200 persona. Nga 94.240 teste PCR, 1.99 % ishin pozitiv.
Nëse kthehemi në statistikën në fillim të janarit 2021, gjejmë një numër të ngjashëm të lartë të infeksionit me virusin corona.
Në të njëjtën kohë, numri i të shtruarve në spital të infektuar me corona është 200, pas një rritje prej pesë personave në ditën e fundit, prej tyre, 23 janë në terapi intensive dhe 12 në respirator.
Janë shënuar pesë vdekje të reja brenda 24 orëve të fundit.
Nga: Bardhyl Islami
Burim info: Tv publik DR.dk & sst.dk & ssi.dk