Agjencia për Emigracion e ripërtrin projektin kulturor “Kolonia artistike e mërgimtarit”

Lajme

Të nderuar piktorë,

Agjencia për Emigracion pas pushimit disavjeçar e ripërtërin projektin kulturor “Kolonia artistike e mërgimtarit”.

Kolonia do të mbahet në periudhën prej 11 deri më 17 qershor të vitit 2022. Lokacioni i mbajtës do të publikohet në mënyrë plotësuese.

Ftojmë 3 autorë shqiptarë me origjinë nga Republika e Maqedonisë së Veriut të marrin pjesë në Kolonin e ripërtëritur. Agjencia për Emigracion si organizatore e kësaj ngjarjeje siguron materialin bazë për fotografim, transportin në Shkup deri të lokacioni i mbajtjes së ngjarjes, si dhe akomodimin dhe fjetjen me pasion të plotë.

Pas mbarimit të Kolonisë autorët do të duhet të punojnë nga dy piktura, e prej tyre njërën pikturë duhet ta dorëzojnë në Agjencinë për Emigracion, sipas zgjedhjes së Agjencisë .

 

Afati i  paraqitjes është deri më 25 mars 2022.

Për t’u paraqitur, drejtohuni tek: Nusret Kovaçi; nusret@minisel.gov.mk

Burim info: Agjencia për Emigracion e RMV’së – https://minisel.gov.mk/index.php/sq/shqip/