Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut herën e fundit është bërë në vitin 2002. Tani, pas 19 viteve do të mbahet përsëri regjistrimi i popullsisë në 50 rajone të vendit.
Operacioni statistikor zyrtarisht filloi me 5 shtator në ora 08:00 dhe do të zgjasë deri më 30 shtator për banorët rezident të RMV’së, ndërsa për banorët jorezident të RMV’së, vazhdon regjistrimi (online) që filloi më 1 mars dhe do të vazhdojë poashtu deri më 30 shtator.
Në ditë e parë u regjistruan 136.000 banorë rezidentë, ndërsa në diasporë, deri më tani janë regjistruar 191 mijë qytetarë.
Autoritetet sigurojnë se gjithçka është gati për regjistrimin e popullsisë, i cili do të sigurojë një numër të saktë të popullsisë.
Kujtojmë që procesi i regjistrimit ishte planifikuar për në muajin prill, por për shkak të situatës me pandeminë u shty. Operacioni statistikor po kryhet sipas protokolleve, dy të tretat të regjistruesve janë të vaksinuar. Ndërkaq qytetarët të cilët nuk do t’i pranojnë regjistruesit e pavaksinuar atyre do t’u sigurohen regjistrues të vaksinuar.
Regjistrimi i popullsisë në R. e Maqedonisë së Veriut realizohet:
– nga 1 mars deri më 30 shtator 2021 për banorët jorezident të RMV (banorët që jetojnë jashtë vendit), dhe
– nga 5 shtator deri me 30 shtator 2021 për banorët rezident të RMV
DIASPORA E RMV’së MUND TË REGJISTROHET ONLINE KËTU:
Nga: Bardhyl Islami