Udhëtimi i shtetasit të Maqedonisë me pasaportë të huaj për udhëtim

Lajme
Për arsye të lëvizjes pa pengesë të mërgimtarëve (hyrje dhe dalje në Republikën e Maqedonisë), shtetasit e Republikës së Maqedonisë të cilët posedojnë nënshtetësi edhe të shtetit të huaj, ndërsa dëshirojnë të dalin me pasaportë të huaj udhëtimi,

 paraprakisht duhet  të paraqitet se qëndron  jashtë vendit më shumë se tre muaj, përkatësisht vendbanimin  (adresën) e ka jashtë vendit (në pajtim me nenin 8 të Ligjit për paraqitjen e vendbanimit dhe vendqëndrimit Gaz. zyrtare 36/1993, 43/2000 dhe 66/2007).

Në pajtim me detyrimet ligjor të përmendur duhet të plotësoni fletëparaqitje për vendqëndrim në vend të huaj më shumë se tre muaj.

Në shtesë ju dërgojmë se si duket  formulari i Fletëparaqitjes për vendqëndrim  të mërgimtarëve që janë shtetas të Republikës së Maqedonisë, por të njëjtën nuk mund të përdoret për kopjim, meqë fletëparaqitja posedon serinë e numrit .

 

 

Fletëparaqitjen mund ta gjeni në Përfaqësinë diplomatike konsullore të Republikës së Maqedonisë në vendin e huaj, në njësitë organizuese rajonale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë, në vendbanimin e fundit të juaj  në Republikën e Maqedonisë ose në pikë kalimin kufitar gjatë daljes nga Republika e Maqedonisë.

Burim info: Agjencioni për Emigracion në Maqedoni