Sot hy në fuqi, faza e 3 e rihapjes në Danimarkë

Lajme

Sot, me 8 qershor 2020, hyri në fuqi faza 3 e rihapjes së Danimarkës. Plani është rregulluar dhe ndryshuar vazhdimisht, sepse infeksioni me coronavirus ka qenë në një nivel më të ulët se ajo gjendje që politikanët dhe autoritetet daneze parashikonin.

Këtu keni listën me ato vende që do të rihapen nga sot, në fazën e tretë të rihapjes në Danimarkë:

  1. Pishinat e hapura dhe të mbyllura – tani lejohet të kërcehet me kokë në ujë në lartësinë deri më 3 metra
  2. Sallat sportive – bëhuni gati për badminton dhe hendboll
  3. Shkollat e muzikës dhe të koreve
  4. Shkollat e vallëzimeve
  5. Fitness qendrat
  6. Asambletë dhe mbledhjet deri më 50 persona. Në raste të dasmave, ndeshjeve sportive dhe konferencave, do të lejohet mbledhje deri më 500 persona.

Tani mungon vetëm hapja e kufijve!

Nga 15 qershori Danimarka hap kufijtë me Gjermaninë, Norvegjinë dhe Islandën.

Nga: Bardhyl Islami