Shqiptarët kanë një virtyt të lartë njerëzorë, me të cilin njihemi si popull i paqës.
Shqiptarët në krahasim me popujt tjerë flejnë të qetë, me ndërgjegje të pastër dhe pa shqetësime shpirtërore, sepse asnjëherë nuk kanë qenë agresorë, pushtues, askujt nuk i kanë borxh, asnjë fëmijë në botë nuk ia kanë vrarë prindin, asnjë prindi nuk ia kanë vrarë fëmijët, asnjëherë nuk kanë vrarë njerëz të pafajshëm.
Krejt kjo meritë u takon prindërve, gjyshërve e stërgjyshërve tanë që na kanë edukuar kështu me shpirt paqësor.
Gjithë e dijmë që ky virtyt dhe kjo edukatë, popullit tonë si shqiptar na ka kushtuar shumë dhe kemi vuajtur shumë. Por tani ne dhe gjeneratat e ardhshme si shqiptar, jemi të qetë shpirtërisht dhe në të ardhmen, fëmijët dhe nipat tanë dhe mbesat tona, do të kenë ndërgjegje të pastër dhe se askujt nuk u kemi borxh, as ekonomik dhe as ndërgjegjësorë.
Nga: Bardhyl Islami