Fondi i Sigurimit Shëndetësor, nga 1 Maj, 2020 vë në funksion lëshimin e barnave pa letër, përmes recetës elektronike e-Recetë për terapi kronike për të sëmurët kronikë.
Praktikisht, kjo do të thotë se nuk ka nevojë që të sëmurët kronikë të drejtohen te mjeku amë për recetë të shkruar në formë letre. Që të mos humbasin kohën duke shkuar, pritur në ambulanta dhe duke u kthyer, përdoruesit e terapisë kronike do të duhet vetëm të kontaktojnë mjekun amë përmes telefonit dhe të marrin informacione nëse receta e tyre elektronike është krijuar. Pas kësaj, të shkojnë direkt në farmaci dhe me dokument personal të identifikimit do të jenë në gjendje të marrin ilaçet e përshkruara. Jepet mundësia, që një tjetër person të marrë terapinë në emër të tyre, nëse pacientët nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë personalisht.
Përveç që do të sjellë mbrojtje më efektive të pacientëve dhe stafit mjekësor nga virusi aktual korona, receta elektronike do të vazhdojë të jetë funksionale edhe pas përfundimit të pandemisë së Kovid 19. Tani do të jetë funksionale për pacientët kronikë, ndërsa ne po punojmë që shumë shpejt të jetë funksionale për të gjithë të siguruarit dhe të gjitha diagnozat.
Përfitimet e recetës së re elektronike janë shumë herë më të mëdha për të gjithë personat e siguruar, mjekët amë, farmacistët, si dhe për Fondin e Sigurimit Shëndetësor.
Pacientët kronikë marrin qasje të lehtë dhe efektive në ilaçe dhe kujdes më efektiv shëndetësor. Mjekët amë nuk do të përgatisin më receta të letrës, por receta e tyre softuerike e krijuar do të jetë në dispozicion direkt në farmaci. Do të zvogëlohen kostot dhe resurset për shtypje të recetave dhe mjekët do të kenë shumë më tepër kohë për ekzaminim të pacientëve.
I gjithë procesi i shpërndarjes së barnave racionalizohet, përkatësisht bëhet më i lirë, më efikas dhe më i shpejtë. Kjo është në interes të drejtpërdrejtë të 773 (shtatëqind e shtatëdhjetë e tre) farmacive me të cilat Fondi ka lidhur marrëveshje, si dhe me 1236 ISHP nga mjekësia e përgjithshme, 1096 ISHP stomatologji dhe 165 ISHP nga fusha e gjinekologjisë.
Përmes digjitalizimit të recetave për personat me sëmundje kronike, Fondi i Sigurimit Shëndetësor do të monitorojë në kohë reale vlefshmërinë dhe sasinë e recetave të lëshuara dhe ilaçeve. Gjithashtu në kohë reale, shërbimet profesionale të Fondit do të jenë në gjendje të ndërhyjnë në rast të mospërputhjeve ose abuzimeve të mundshme të sistemit.
Ju faleminderit.
SQARIM I PROCEDURËS
Procedura në vetvete përfshin dy faza; së pari procedura e përshkrimit të eRecetës tek mjeku amë dhe faza e dytë procedura e lëshimit të ilaçit në Farmaci bazuar në eRecept të përshkruar në të gjitha 773 ISHP me të cilat Fondi ka lidhur marrëveshje.
Personi i siguruar paraqitet te mjeku amë për të përshkruar ilaçin për gjendjen akute me futjen e të dhënave të kërkuara në softuerin e mjekut amë, që është i njëjti si më parë. Ilaçet e përshkruara përcillen te Termini Im dhe më pas në Fondin për Kontroll, ku në softuerin e mjekut amë kthehet informacion në lidhje me vlefshmërinë e tij, përkatësisht nëse ai mbulohet nga Fondi.
Për të përshkruar një recetë kronike, personi i siguruar nuk duhet të vizitojë mjekun amë, por mund të kërkojë recetë përmes telefonit për sëmundje kronike. Mjeku amë përshkruan ilaç kronik duke futur të dhënat e nevojshme në softuerin e mjekut të zgjedhur.
Ilaçi i përshkruar përcillet te Termini Im, dhe më pas te Fondi, ku në softuerin e mjekut amë kthehet informacion në lidhje me vlefshmërinë e tij përkatësisht nëse ai mbulohet nga Fondi. Mjeku amë nuk ka nevojë të lëshojë recetë në formë letre vetëm për përshkrimin e terapisë.
Procedura në barnatore mbetet e njëjtë si deri më tani, edhe atë:
Personi që kërkon një ilaç në farmaci identifikohet nga një dokument personal identifikimi.
Stafi profesional farmaceutik inicon kontroll sipas recetës, nëse është i vlefshëm, nëse është realizuar më parë, etj.
Pas lëshimit të ilaçeve, farmacia menjëherë evidenton dhe shënon recetën si të realizuar në sistemin e ri (evidentimi me vonesë nuk do të lejohet)
Farmacia do të pranojë përgjigje në lidhje me vlefshmërinë e suksesshme, nëse receta është realizuar dhe mbuluar nga Fondit, sipas së cilës receta e realizuar nuk do të mund të shfrytëzohet përsëri.
Nga: Bardhyl Islami