Pas shumë sondazheve, ku partitë opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa dilnin të barabarta me partinë në pushtet BDI, këto ditë për herë të parë një sondazh i gjërë i bërë nga një organizatë që merret me sistemet zgjedhore botërore dhe i publikuar në nezavisen.mk, paralajmëroi ndryshim të pushteteve tek partitë shqiptare në RMV në favor të partive opozitare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.
Sondazhi është bërë nëpërmjet telefonit me 1.111 persona në periudhën prej 30 maj 2020 deri më 4 qershor 2020 dhe me një mundësi gabimesh prej +/- 2.94%.
Në këtë sondazh, koalicioni parazgjedhor i partive opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa morrën 6,2% të votave dhe dalin fituese kundrejt partisë në pushtet BDI me 5,9% të votave në zgjedhjet parlamentare 2020 në RMV që do të mbahen me 15 korrik 2020.
Vlen të theksohet se sipas këtij sondazhi, tek partitë maqedonase nuk ka ndryshim pushtetesh, por dallimi është shumë i vogël edhe tek partitë maqedonase.
Burim info: nezavisen.mk