Edhe pse ende është kohë e pandemisë për shkak të virusit COVID19, sot filluan vitin e ri shkollor në Danimarkë afër 700.000 nxënës. Viti shkollor fillon në javën e dytë të gushtit dhe mbaron në javën e fundit të qershorit dhe ka 200 ditë pune.
Këshillat e ministrisë së shëndetësisë për këtë periudhë të fillimit të vitit të ri shkollor:
- Nxënësit të ndahen në grupe të përhershme prej 25-30 persona
- Larja e duarve para dhe pas cdo aktivitete, para se me hy në shkollë dhe pas mësimit
- Distancë prej 1 metër
- Pauzat dhe pushimet e klasave të mbahen veç e veç ose në kohë të ndryshme
- Të mbahet mësim normal në ato shkolla ku plotësohen këto kushte ose duhet mabjtur vetëm mësim i emergjencës vetëm në lëndët danisht dhe matematik
Lexoni në danisht këshillat e ministrisë së shëndetësisë këtu.
PS: Këshilli për siguri në komunikacion i Danimarkës www.sikkertrafik.dk këshillon vozitësit që të kenë kujdes kur vozitin afër një shkolle për shkak se ka shumë fëmijë që janë fillestar dhe nuk i din rregullat e komunikacionit.
Nga: Bardhyl Islami