Shiko listën, kur është rradha jote për të marrë vaksinën kundër covid19

Lajme

Me 27 dhjetor 2020 u dha vaksina e parë kundër virusit covid19 në Danimarkë dhe vazhdon të jepet nga afërsisht 5.000 vaksina në ditë, me tentativë që të rritet numri i atyre që do të vaksinohet në ditë.

Vaksinimi kundër virusit covid19 nuk është i detyrueshëm në Danimarkë, sipas ligjit për epidemisë.

Ministria e shëndetësisë e Danimarkës ka bërë një listë me 12 rradhë për tu vaksinuar banorët e saj, ashtu që secili të ketë mundësi të vaksinohet dhe vaksina ti ofrohet në kohën e duhur.

 

Lista e banorëve për tu vaksinuar, e ndarë në 12 rradhë:

1.pleqët pa dallim moshe, që jetojnë në shtëpi pleqësh ose nën përkujdesin e shtetit

2.persona mbi moshën 65 vjeçare të sëmurë, që marrin ndihmë nga shteti në shtëpitë/ banesat e tyre

3.persona mbi moshën 85 vjeçare

4.personeli nga institucionet shëndetësore dhe shtëpitë e pleqëve

5.persona me sëmundje kronike ose që janë në rrezik shëndetësorë

6.persona të afërm/ familjes që përkujdesen për persona me sëmundje kronike ose që janë në rrezik shëndetësorë

7.persona të moshës 80- 84 vjeçare

8.persona të moshës 75- 79 vjeçare

9.persona të moshës 65- 74 vjeçare

10.persona të moshës nën 65 vjeç që kanë sëmundje që mund të rrezikojnë shëndetin

11.persona që punojnë në funksione të ndryshme shoqërore ku ka rrezikshmëri për infektim

12.gjithë të tjerët, por do të vaksinohen sipas moshës

Në bazë të kësaj liste, gjithë banorët e Danimarkës do të kontaktohen me shkrim në e-boks (postën personale elektronike) nga Ministria e shëndetësisë e Danimarkës. Në ofertën me shkrim do të informoheni për vaksinën, mënyrën e vaksinimit, vendin, kohën dhe ndikimet anësore që mund të ketë vaksina.

Në këtë listë nuk janë të përfshirë: gratë shtatzëna dhe fëmijët në moshën 16 vjeçare, për shkak se vaksina ende nuk është e autorizuar për ata.

 

Nga: Bardhyl Islami

Burim info: sst.dk dhe ssi.dk