Ata morrën përsipër pastrimin e qytetit, përderisa gjithë banorët tjerë të qytetit të Kopenhagës festuan dhe shkuan të pirë në shtëpitë e veta.
Ishte ora 9.00 e mëngjesit të 1 janarit 2020 kur anëtarët e organizatës Muslimanët për Paqe që veprojnë në Kopenhagë, morrën përsipër pastrimin falas të sheshit të Kopenhagës. Që nga viti 2012 është bërë një traditë që anëtarët e kësaj organizate bëjnë pastrimin falas të sheshit të qytetit. Sivjet përdorën preciz 1 ore për ta pastruar sheshin nga mbeturinat e festimit të vitit të ri në shesh- shprehet zëdhënësi i organizatës z. ImadMalik. Ai mes tjerash tha se: ne duhet ti shërbejmë zotit dhe banorëve të shoqërisë ku jetojmë dhe duam të jemi një shembull se si duhet të ruajmë ambientin pasi të përdorim. Ne edhe ashtu nuk e festojmë vitin e ri, as nuk pijmë alkohol, për këtë shkak ne edhe mund të zgjohemi herët në çdo 1 janar për të pastruar qytetin- shprehet z.Imad nga organizata Muslimanët për Paqe.
Përktheu dhe përshtati: Bardhyl Islami
Burim info: televizioni publik në Danimarkë – DR.dk