Për hapjen e SHKSHD, shqiptarët në Danimarkë filluan organizimin e tyre që nga qershori i vitit 2003 ku formuan këshillin e përkohshëm të SHKSHD, që veproi deri më dhjetor të 2009. Ky këshill përpiloi Rregulloren e SHKSHD, me cka, më pas u zgjodh këshilli i ri i SHKSHD.
Këshilli i ri zgjodhi kryesinë udhëheqëse të SHKSHD. Kryesia dhe këshilli i SHKSHD ka mandat 2 vjecar dhe të zgjedhurit në këto poste janë vet anëtarët e SHKSHD dhe kanë të drejtë të zgjidhen maksimalisht 2 herë nga 2 vjet.
Momentalisht SHKSHD funksionon vetëm si xhami dhe nga janari 2018 ka ndërruar emrin në XHAMIA QENDRORE SHQIPTARE NË DANIMARKË ose në danisht Den Centrale Albanske Moske. Xhamia numëron afërsisht 1900 anëtarë.
Burim info: www.shkshd.dk ose https://da-dk.facebook.com/dencentralealbanskemoske/
Nga: Bardhyl Islami