Afërsisht 700.000 nxënës, sot filluan vitin e ri shkollor në Danimarkë. Viti shkollor në Danimarkë ka 200 ditë pune dhe fillon në javën e dytë të gushtit, kurse mbaron në javën e fundit të qershorit.
Ministria e shëndetësisë e Danimarkës ka publikuar këshillat dhe kufizimet për parandalimin nga infektimi me virusin COVID19 për institucionet shkollore.
Këshillat e ministrisë së shëndetësisë për këtë periudhë të fillimit të vitit të ri shkollor janë:
- Mësimi të mbahet me prani fizike në shkolla në mënyrë sa më normale që është e mundshme
- Larja e duarve/ dezinfektimi para dhe pas çdo aktivitet, para se me hy në shkollë dhe pas mësimit
- Mbajtje e distancës prej 1 metër
- Nxënësit do të dërgohen në shtëpi dhe shkolla mund të mbyllet, vetëm nëse infektimi është shumë i madh me mbi 30-40 persona në gjithë shkollën
- Në rast se një nxënës është pozitiv, përveç tij do të dërgohen në shtëpi gjithë ato nxënës që kanë qenë më afër se 1 metër dhe më shumë se 15 minuta me të. Këta do të izolohen deri në 10 ditë ose më gjatë nëse kanë simptome
- Gjatë izolimit, personat që kanë qenë direkt dhe indirekt në kontakt me personi pozitiv, duhet të testohen në ditën e 4 dhe të 6 nga kontakti
- Etj.
Lexoni në danisht këshillat e ministrisë së shëndetësisë KËTU.
PS: Këshilli për siguri në komunikacion i Danimarkës www.sikkertrafik.dk këshillon vozitësit që të kenë kujdes kur vozitin afër një shkolle për shkak se ka shumë fëmijë që janë fillestar dhe nuk i dinë rregullat e komunikacionit.
Nga: Bardhyl Islami
Burim info: sst.dk