Ecuria e zhvillimit të Corona virusit -COVID-19 në Danimarkë

Lajme

Nga pacienti zero, në PANDEMI e deri sot. Këtu keni një pasqyrë të ecurisë së zhvillimit të Corona Virusit Covid-19 në Danimarkë për 1 muaj, nga dita e parë 27 shkurt deri 30 mars 2020.

  • 27 shkurt 2020pacienti zero në Danimarkë– pacienti i parë i testuar pozitiv me Corona virusin në Danimarkë, redaktori i TV2 Jacob Tage Ramlyng pas një pushimi për skijim në Itali. Pas 8 ditëve u shërua nga virusi.
  • 3 mars 2020 – karantinë e obliguar prej 14 ditëve në vetëizolim për gjithë banorët e Danimarkës që janë kthyer nga shtetet e rrezikuara me corona virusin si psh. Kina, Irani ose Italia veriore. Deri në këtë datë afërsisht 100 persona në karantinë.
  • 6 mars 2020 – konferenca e parë për mediume e kryeministres daneze Mette Frederiksen – çdo organizim me mbi 1.000 persona të anulohet, përveç asaj ndalohet përshëndetja me shtrëngim duarsh, përqafim dhe puthje. Në këtë datë u anulua edhe ceremonia e dhënies së shtetësisë daneze me shtrëngim duarsh.
  • 9 mars 2020 – 6 nga 90 të sëmurit me corona virus janë shtruar në spital. Qeveria daneze ka mbyllur numrin akut të telefonit 1813, por ka hapur numrin coronahotline +45 70 20 02 33 ose https://www.sst.dk/da/corona/Hotline dhe coronasmitte.dk
  • 10 mars 2020 – press konferencë e kryeministreshës së Danimarkës znj.Mette Frederiksen. Ajo deklaroi se: shkollat dhe institucionet do të mbyllen për dy javë nga e hëna 16/3-29/3, banorët të mbajnë distancë nëpër mjetet e transportit publik, gjitha udhëtimet me aeroplan anulohen, motoja e kryeministreshës sot ishte: thyej kthesën e rritjes së pandemisë, dhe jo sistemin shëndetësorë.
  • 11 mars 2020 – WHO (World Health Organization) shpall Corona Virusin COVID-19 si PANDEMI në gjithë botën. Qeveria e Danimarkës ndalon grumbullimin e mbi 100 personave në vende publike dhe vende të mbyllura. Ajo deklaroi që të blihet ushqim për disa ditë, që mos të dilet shpesh në supermarkete.
  • 12 mars 2020 – sot kaloi numri 100 i pacientëve të infektuar me corona virus në Danimarkë. Qeveris ndryshon rregullat dhe këshillat për gjendjen. Vetëm ato pacientë që janë shumë të sëmurë do të testohen dhe një ligj i bërë sot lejon autoritetet daneze të ndërhyjnë pa leje në banesat e të infektuarve.
  • 13 mars 2020 – Danimarka mbyll gjitha kufijtë- tokësorë, ajrorë dhe ujorë nga data 14/3 ora 12 deri pas pushimit të pashkëve me 14 prill 2020. Rreth 80.000 të punësuar në sektorin privat do të punojnë në shtëpi, 350 të punësuar sot janë përjashtuar nga puna dhe një pjesë e punëtorëve do tu përgjysmohet rroga për shkak të gjendjes.
  • 14 mars 2020vdes pacienti i 1 nga corona virusi në Danimarkë. Ai është një i moshuar i moshës 81 vjeçare. Nëpër spitale vidhen dezinfektues dhe shpirto, të moshuarit të mos shkojnë vet në apoteka.
  • 15 mars 2020 – SAS kompania mbyll gjitha destinacionet dhe 4.000 të punësuar i dërgon si të papunë në shtëpi. Qeveria siguron një shumë prej miliarda korona daneze për afër 70.000 punëtorë që rrezikohen të ngelin pa punë.
  • 16 mars 2020 – qeveris shtrëngon rregullat, QËNDRO NË SHTËPI, MBA DISTANCË= SHPËTO JETË, WHO preferon që shtetet të bëjnë sa më shumë teste për vërtetimin e corona virusit.
  • 17 mars 2020 – mbretëresha e Danimarkës, mban për herë të parë fjalim të jashtëzakonshëm në periudhën e saj si mbretëreshë. Ajo këshilloi banorët e Danimarkës që të jenë për njëri tjetrin dhe t’iu përmbahen këshillave të ekspertëve mjekësorë. Qeveria e Danimarkës deklaron se nga 18/3 ora 10, ndalohet grupimi jashtë dhe në lokale të mbyllura e më tepër se 10 personave. Gjithashtu nga 18/3 ora 10 gjithçka do të mbyllet në Danimarkë, përveç supermarketeve dhe dyqaneve ushqimore.
  • 18 mars 2020 – ora 10 u mbyll gjithçka në Danimarkë, përveç supermarketeve dhe dyqaneve ushqimore.
  • 20 mars 2020 – 10.730 persona të testuar, 1255 të infektuar , 186 të shtruar në spital, 9 persona të vdekur nga corona virusi
  • 21 mars 2020 – mbi 100.000 të infektuar në Europë me corona virusin
  • 23 mars 2020 – qeveria e Danimarkës deklaron se do të vazhdojë mbylljen e shkollave dhe institucioneve deri pas pushimit të pashkëve me 133 Prill 2020. Qeveria ka miratuar një pako ndihmë prej 285 miliardë korona daneze për tejkalimin e kësaj gjendje. Deri sot kanë ngelur pa punë rreth 20.000 punëtorë. Deri sot ka 24 të vdekur në Danimarkë.
  • 27 mars 2020 – 1 muaj që nga pacienti zero në Danimarkë me corona virus – 17.493 të testuar, 2.046 të infektuar, 430 të shtruar në spital, 109 të shtruar në repartin intensiv, 89 në respiratorë, 52 të vdekur.
  • 30 mars 2020 – Danimarka theu kthesën e rritjes së të infektuarve me corona virus, këto të dhëna japin shpresë për të vazhduar një jetë normale së shpejti. Kryeministresha e Danimarkës deklaroi: Danimarka do të hapet gradualisht pas pushimit të pashkëve d.m.th. pas 13 mars, nëse vazhdon kjo ecuri dhe nëse vazhdojmë bashkërisht t’iu përmbahemi këshillave dhe rregullave të ekspertëve.

Nga: Bardhyl Islami