Danimarka nuk rekomandon udhëtime për në vendet e Ballkanit

Lajme

Danimarka ishte ndër vendet e para që bëri rihapjen e vendit nga pandemia, por faza e tretë e rihapjes vlen ende deri më 31 gusht. Danimarka ka hapur kufijtë për vajtje ardhje vetëm me Gjermaninë, Islandën dhe Norvegjinë.

Korriku është muaji kur thuajse gjithë Danimarka boshatiset nga vet banorët për shkak se gjithë udhëtojnë për pushime verore. Por këtë vit, për shkak të pandemisë, Danimarka ende nuk rekomandon udhëtimet në vende tjerë përveç këtyre tri shteteve.

Në webfaqet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Danimarkës, janë të gjitha udhëzimet për udhëtime të banorëve të Danimarkës sipas rregullave për mbrojtje kundër covid19.

Shkaqet e mosrekomandimit për udhëtime në vende tjera është: mos siguria në ato vende, mos siguria në sistemin shëndetësorë, mos mbulimi i sigurimit shëndetësor dhe të udhëtimeve në këto vende dhe mos siguria për infektim në këto vende për shkak të numrit të madh të të infektuarve me covid19.

Nëse ndonjë banorë i Danimarkës e ka doemos një udhëtim në vende tjera nga ato që rekomandohet, personi kur do të kthehet në Danimarkë duhet të qëndrojë në karantinë në vetizolim në shtëpi/ banesë për 14 ditë dhe në rast të ndonjë vonese ose mbyllje kufijsh në atë shtet, personi automatikisht përjashtohet nga puna.

Burim info: Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës

Nga: Bardhyl Islami