Të dielën me 17 tetor mbahen Zgjedhjet Lokale 2021 në RMV

Lajme

Të dielën me 17 tetor do të mbahen zgjedhjet e rregullta lokale në RMV. Sipas Komisionit Shtetërorë Zgjedhor të RMV, të drejtë votimi kanë 1.824.864 banorë, ndërkaq nga ato 1.740.147 janë votues të regjistruar në certifikatat e listës zgjedhore, 82.461 votues me qëndrim jashtë shtetit, 1.899 votues të burgosur, 351 votues në shtëpi të pleqëve dhe 6 votues të shpërngulur të brendshëm. Këta votues do të mund të zgjedhin midis 303 listave të kryetarëve të komunave dhe 567 listave të këshilltarëve.

Risi e këtyre zgjedhjeve do të jetë kandidimi i kandidatëve të pavarur dhe listave të këshilltarëve të pavarur si dhe verifikimi me gisht i votuesve.

Zgjedhjet lokale do të mbahen me respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së Kovid-19.

Raundi i dytë i zgjedhjeve është caktuar dy javë më vonë, gjegjësisht më 31 tetor.

Këto janë zgjedhjet e shtata lokale në Maqedoninë e Veriut, ku zgjedhjet e para lokale u mbajtën në vitin 1990.

Lexo më tepër në webfaqen e KSHZ së RMV KËTU

Burim info: KSHZ www.sec.mk

Nga: Bardhyl Islami