Qeveria e Danimarkës ndan katër miliardë korona daneze për 20 spitale lokale të reja në 13 qytete

Meso per danimarken

Në propozimin e saj “Më afër II – Shëndetësia, arsimi dhe zhvillimi lokal”, qeveria e Danimarkës synon të sigurojë mbulim më të mirë mjekësor në të gjithë vendin.

Konkretisht, ambicia e qeverisë është ndërtimi i 20 spitaleve lokale, të afërta me banorët. Qeveria propozon 13 lokacione konkrete të shpërndara në të pesë rajonet e vendit.

Oferta e qeverisë është që spitalet lokale të vendosen në Nykøbing Mors, Skagen, Grenaa, Skive, Tarm, Fredericia, Nyborg, Tønder, Kalundborg, Nakskov, Næstved, Frederikssund dhe Helsingør.

Në total, qeveria do të ndajë një buxhet prej katër miliardë DKK për spitalet lokale. Paratë do të shkojnë për ndërtesa, pajisje dhe investime në IT.

Qeveria e Danimarkës në fund të këtij viti do të paraqesë një propozim gjithëpërfshirës shëndetësor me iniciativa të mëtejshme, thotë Ministri i Shëndetësisë i Danimarkës z.Magnus Heunicke.

Nga: Bardhyl Islami

Burim info: Tv publik DR.dk & sst.dk