Diaspora shqiptare e Danimarkës tregoi kulturë sportive në turnirin e futbollit

Lajme

Klubi futbollistik shqiptar Liria FK nga Herlevi në Danimarkë, organizoi turnit në futboll të vogël me rastin e 30 vjetorit të pjesëmarrjes së Liria FK në liga të ndryshme të Federatës së futbollit të Danimarkës (DBU). Turniri u organizua në mënyrë të shkëlqyer dhe perfekt në bazë të udhëzuesit me këshilla higjienike nga Ministria e Shëndetësisë së Danimarkës për covid19. Gjithë fusha sportive ishte e ndarë në fusha të vogla dhe ishte e sinjalizuar me shenja njëkahëshe, si dhe në çdo skaj të fushave sportive kishte dezinfektues dhe shportë për mbeturina. Kultura sportive e këtij turniri u vërejtë tek pjesëmarrësit dhe shikuesit të cilët i respektuan gjitha këshillat e Ministrisë së Shëndetësisë së Danimarkës për covid19. Përveç kësaj, diaspora shqiptare në Danimarkë tregoi si gjithnjë kulturë sportive edhe gjatë ndeshjeve të futbollit, ku fillonin ndeshjen me përshëndetje dhe mbaronin ndeshjen me urime për fituesin e ndeshjes, kuptohet sipas këshillave për covid19.

Mirënjohësit më të mëdhenj për këtë turnir manifestues janë kryesia e klubit nën udhëheqjen e kryetarit z. Mahi Hismani si dhe sponsorët dhe vullnetarët e këtij turniri me në krye Kadri Quri dhe Refet Ziberi. Sponsor gjeneral i këtij turniri ishte Cafe Macador me pronar Fejsal Dalipi, ndërsa sponsor të tjerë ishin: Mahi Aslani Majae ApS,Mo Ilazi – Xhamia, Sabit Sabiti Rema 1000, Nimet Bora – Byens frisør, Bizar Herlev, Frugtkurven Herlev, Ibrahim Xhemajli – Rtvzik, Bardhyl Islami Aktuale.dk.

 

Në këtë turnir morrën pjesë 14 ekipe të ndara në 3 grupe. Fitues të këtij turniri janë:

Vendi i 1 – Elita Sllatina

Vendi i 2 – FC Vllaznia

Vandi i 3 – Iliria

Kryesia e Liria FK kishte organizuar edhe një koktej rasti me rastin e 30 vjetorit të ekzistimit të Liria FK në Danimarkë. Ky koktej u përcoll me një meny të lehtë me ushqim tradicional shqiptar, të përgatitur nga sponsori gjeneral Cafe Macador nga Fejsal Dalipi. Këtë manifestim e madhështuan edhe prania e mysafirëve special të ftuar nga kryesia e Liria FK. Mysafir të pranishëm në këtë koktej ishin: Znj. Elida Petoshati – ambasadore e Shqipërisë në Danimarkë, z.Arton Krasniqi – konsull i Konsullatës së Kosovës në Danimarkë, Maria Mankov – kryetarja e këshillit komunal të Herlevit, gazetarë nga Herlev Bladet, si dhe përfaqësues të shoqatave dhe institucioneve fetare të shqiptarëve në Danimarkë.

Nga: Bardhyl Islami