Nxënësit shqiptar në Maqedoninë e Veriut ka vite që mësojnë me libra në gjuhën shqipe të përkthyer nga autor maqedonas dhe me përmbajtje fyese dhe nënçmuese për shqiptarët. Këto ditë nëpër rrjetet sociale qarkullojnë foto të librit të Gjeografisë në gjuhën shqipe për vitin e dytë të shkollave të mesme, ku fyhet rëndë prejardhja dhe historia e shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut.
Në faqen 99 të këtij libri thuhet (shiko foton):
“Prej shqiptarëve të Maqedonisë ekzistojnë fise që e llogarisin vetëveten si autokton. Kryesisht ata janë popullsi maqedone që gjatë periudhës së sundimit turk e kanë pranuar fanë islame dhe gradualisht janë shqiptarizuar. Midis tyre ka edhe ndonjë fis që ka prejardhjen turke, rome ose çerkeze”
Ky tekst ndryshon totalisht prejardhjen dhe historinë e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe ka tendencë për zhdukjen e gjurmëve të prejardhjes së shqiptarëve. Por është dhe paradoks në vete që feja islame i paska shqiptarizuar shqiptarët e RMV’së! Feja nuk është komb?!
Në faqet në vazhdim të këtij libri ka edhe fyerje dhe nënçmime tjera të rënda për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.
Kjo tendencë fyese dhe nënçmuese maqedone me qëllim të ndryshimit të historisë së prejardhjes së shqiptarëve, nuk është hera e parë. Kështu fyerje, nënçmim dhe tendencë për ndryshim të historisë së shqiptarëve shihet edhe në enciklopedinë maqedone si dhe në gjitha tekstet e lëndës së historisë, gjeografisë dhe lëndëve tjera ku shtrembërohet dhe ndryshohet historia dhe prejardhja e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.
Nga: Bardhyl Islami