Kryesia e KF Liria nga Herlevi në Danimarkë, organizon turnirin tradicional vjetor në futboll të vogël 4+1 lojtarë. Turniri do të mbahet:
- të shtunën me datë 27 qershor 2020
- nga ora 10.00
- në fushat e futbollit të KF Liria në Herlev.
Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë, por numri i ekipeve pjesëmarrëse do të jetë i kufizuar. Pjesëmarrja në turnir mund të bëhet deri më 21 qershor 2020. Nëpërmjet pagesës prej 500 kr, ju vërtetoni pjesëmarrjen e ekipit tuaj.
Pagesë për pjesëmarrje bëhet nëpërmjet mobilpay në nr: 30 22 49. (PS. Shkruani emrin e ekipit kur do ta bëni pagesën në mobilpay).
Turniri është garues dhe ekipet fituese të tre vendeve të para do të shpërblehen.
Pas përfundimit të këtij turniri, KF Liria do të festojë edhe 30 vjetorin e pjesëmarrjes dhe garimit të KF Liria në Ligat e ndryshme të Federatës së Futbollit të Danimarkës DBU.dk
Me këtë rast, kryesia e KF Liria ka organizuar një koktej rasti për të festuar 30 vjetorin e KF Liria dhe në këtë manifestim rasti, kryesia ka ftuar kryetarin e komunës së Herlevit z. Thomas Gyldal Petersen, ambasadoren e Shqipërisë në Danimarkë, përfaqësues nga ambasada e RMV në Danimarkë, konsullin e Konsullatës së R.Kosovës në Danimarkë dhe shumë personalitete shqiptare nga diaspora që jetojnë dhe veprojnë në Danimarkë.
Me respekt
Mahi Hismani
Kryetari i KF Liria – Herlev