Pushim zie me pagesë, për prindër që u vdes fëmija në Danimarkë

Lajme

Nga 1 janari 2021, prindërit kanë të drejtë gjashtë muaj pushim zie me pagesë, nëse fëmija i tyre vdes. Një propozimligj i banorëve të Danimarkës sot u votua unanimisht në parlamentin danez, për t’u dhënë pushim zie të zgjatur me pagesë, për prindërit që humbin një fëmijë nën moshën 18 vjeç.

Kjo është deklaruar nga Ministria e Punësimit të Danimarkës, sot në një njoftim për shtyp. Në të ardhmen, të gjithë prindërit do të kenë të drejtën e gjashtë muajve pushim zie me pagesë, pavarësisht nëse ata janë prindër biologjikë ose birësues. Rregullat e reja hyjnë në fuqi në 1 janar 2021.

Më parë, prindërve u jepej vetëm 14 javë pushim zie me pagesë, dhe vetëm nëse fëmija kishte vdekur gjatë lindjes ose kishte vdekur brenda javës së 32-të pas lindjes.

Unë do të doja të falënderoja prindërit e prekur me kësisoj raste, të cilët kanë pasur kohë dhe vullnet për të ndarë historitë e tyre. Ata kanë bërë një përshtypje të madhe. Në të njëjtën kohë, unë do të doja të falënderoja qytetarët prapa propozimit që përbën bazën e projekt-ligjit, – thotë Ministri i Punësimit Peter Hummelgaard (S).

Burim info: Ministria e Punësimit të Danimarkës

Nga: Bardhyl Islami