Skandal, ngacmime seksuale mes personaliteteve dhe politikanëve në Danimarkë

Lajme

Këto ditë, kryebashkiaku i Kopenhagës z.Frank Jensen dha dorëheqje dhe u largua nga politika përgjithmonë, poashtu edhe kryetari i partisë qeveritare Radikale të majtë z.Morten Oestergaard dha dorëheqje si kryetar partie. Cili e ka rradhën tani?!

Gjithëçka filloi me 18 shtator 2020 nga gazetarja Sofie Linde, e cila gjatë udhëheqjes së një emisioni televiziv të drejtpërdrejtë galla “Zulu comedy galla” deklaroi publikisht se kur ishte e punësuar në televizionin publik të Danimarkës DR, një kolegë e ka ngacmuar seksualisht haptas dhe askush nuk ka reaguar për ta ndihmuar atë!

Kjo bëri që 701 femra, personalitete daneze të dalin publikisht dhe të mbështesin znj. Sofie duke deklaruar edhe ata publikisht me emra, se kanë përjetuar ngacmime seksuale në vendet e tyre të punës nga kolegët e tyre. Kjo rezultoi që të dalin edhe shumë politikane femra të deklarojnë me emra, se janë ngacmuar seksualisht në vende pune nga politikanë të njohur në Danimarkë. I tillë ishte kryetari i partisë Radikale të majtë z. Morten Oestergaard i cili pas akuzave pranoi publikisht se ka ngacmuar seksualisht një kolege të partisë së tij duke ia lëshuar dorën ndërmjet kofshës së këmbëve, më pas edhe Kryebashkiaku i Kopenhagës pranoi poashtu se ka ngacmuar seksualisht një kolege të partisë së tij duke ia lëshuar dorën në mes kofshëve të këmbëve. Momentalisht flitet edhe për emra të tjerë politikanësh, por ato ende nuk kanë pranuar publikisht se kanë bërë ngacmime.

Këto raste bënë që gjithë shoqëria daneze të reagojë njëzëri kundër ngacmimeve seksuale të femrave në vende të punës. Ngacmimi seksual është një dukuri që disa burrat me fuqi vendimmarrje, ndonjëherë e keqshfrytëzojnë rastin për të patur nën kontroll ata femra që janë më të zoja se ata vet- deklaroi shoqata e psikologëve të Danimarkës.

Nga: Bardhyl Islami