A thua Danimarka tani do të shndërrohet në Wuhan 2.0?

Lajme

Gjendje shqetësuese në Danimarkë me zhvillimin e pandemisë me covid 19! Ky shqetësim u deklarua edhe nga Ministria e Shëndetësisë së Danimarkës dhe qeveria e Danimarkës të enjten me 5 nëntor në një konferencë për shtyp. Ata deklaruan se virusi korona (covid19) ka pësuar 5 mutacione (cluster 5) në shtazën bukël (nuselalë). Ky virus tani ka kaluar në njerëz dhe tani kemi dhe rastet e para me të infektuar, ku 12 persona janë të infektuar me virusin e ri të mutacionuar covid20. Të premten me 6 nëntor numri i të infektuarve me covid20 u rrit në 214 persona.

Përveç qeverisë së Danimarkës, edhe OBSH (WHO) është shprehur e shqetësuar për situatën në Danimarkë. Kjo situatë mund të ketë ndikim në gjithë botën.

Mutacioni i covid19 në bukël filloi që nga muaji maj 2020 dhe autoritetet daneze kanë qenë në dijeni për këtë. Në muajin maj u asgjësuan 1.5 milionë bukla në Danimarkë. Mutacioni ka ndodhur në 75 ferma të buklave në veri të gadishullit të Jyllandit, por dyshohet edhe në 56 ferma tjera. Kulminacioni u arrit, që nga paraqitja e rastit të parë të virusit të ri covid20 në një qendër për pleq në vendbanimin Sindal të komunës Hjørring në veri të Danimarkës.

Me paraqitjen e rasteve të para me virusin e ri, qeveria e Danimarkës ka marr menjëherë masa të kufizimeve, si:

-7 qytete në veri të Danimarkës do të mbyllen në karantinë dhe do të izolohen nga gjithë vendbanimet tjera të vendit

-gjithë banorët e këtyre 7 qyteteve, rreth 280.000 banorë do të testohen

-15 – 17 milionë bukla do të asgjësohen

-duke shtuar edhe gjitha kufizimet tjera që vlejnë për gjithë shtetin.

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Shtetëror i Serumit në Danimarkë deklaruan se virusi covid19 në mutacionin e 5 (cluster 5) ka pësuar ndryshime në sipërfaqen e jashtme të tij. Ata than se për momentin gjithçka është e re edhe për ta, prandaj ende nuk i dinë aftësitë dhe agresivitetin e virusit të ri. Ky virus i ri do të ndikojë edhe në zhvillimin e vaksinës për të cilën gjithë njerëzimi është duke pritur me padurim.

Nga: Bardhyl Islami

Burim info:

Sst.dk – Ministria e Shendetësisë së Danimarkës

Ssi.dk – Instituti Shtetërorë i Serumit