Çka tha mbretëresha e Danimarkës në fjalimin e vitit të ri

Lajme

Është hera e 49 që Shkëlqesia e saj Margrethe e II i drejtohet popullit të Danimarkës drejtpërdrejtë në televizion me fjalim për vitin e ri në ditën e fundit të vitit me 31 dhjetor. Sivjet e kanë ndjekur 2.3 milionë banorë të Danimarkës drejtpërdrejtë fjalimin e mbretëreshës në televizionin publik DR.

Në fjalimin e saj për vitin e ri, ajo sivjet ishte e fokusuar për gjendjen e pandemisë dhe fjalimi i saj ishte mjaft shpresëdhënës. Ajo gjithashtu foli edhe për përkushtimin që populli danez ia bën natyrës dhe ndryshimit klimatik në botë.

Në fund të çdo fjalimi të vitit të ri, mbretëresha gjithmonë e përfundon me “Zoti e ruajt Danimarkën”, por këtë vit lutja e saj ishte mjaft prekëse, sepse ajo u drejtua direkt ekranit dhe iu drejtua gjithë popullit të Danimarkës me lutjen “Zoti ju ruajt juve”.

Nga: Bardhyl Islami