Danimarka morri vendimin që nga data 1 mars të filloje me fazën e pare të rihapjes. Kështu deklaroi kryeministesha e Danimarkës znj.Mette Frederiksen sonte në ora 17.30 në një konferencë për shtyp.
Faza e dytë e rihapjes pritet të bëhet me 5 prill dhe deri në këtë datë vlejnë ende gjitha kufizimet tjera.
Në këtë fazë të parë të rihapjes, nga 1 mars 2021 do të rihapen gradualisht:
-dyqanet e vogla nën 5.000 m2 që shesin tesha, kundra, mobilje, vetura, etj.
-institucionet kulturore të hapura në natyrë si psh. kopshti zoologjik, Tivoli, parku me lojëra, etj.
-sportet jashtë në natyrë deri me 25 persona
-rihapje me më shumë lehtësime në regjionin e NordJylland’it dhe VestJylland’it në veri dhe perëndim të Danimarkës, psh, shkollat e mesme dhe klasat e larta në shkollë fillore që do të hyjnë në provime
-ishulli Bornholm rihapet thuajse tërësish me jetë normale dhe
-pas-shkollat profesionale të mesme do të rihapen në disa regjione me 1 mars ndërsa në gjithë Danimarkën pritet të rihapen me 15 mars ose me 5 prill.
Nga: Bardhyl Islami
Burim info: sst.dk, stm.dk dhe ssi.dk