Nga 1 janar 2021 në Danimarkë, dyqanet nuk do të japin më falas qese plastike për klientët e tyre. Kështu ka vendosur ministria e ekologjisë dhe mjedisit e Danimarkës. Nga kjo ditë qeset plastikë do të kushtojnë 4 DKK ose 0.55 euro dhe nuk do lejohet ndarja falas e tyre. Në fakt kjo dukuri ka filluar para 2 viteve nëpër supermarkete, por tani nga 1 janari 2021 do të vleje edhe për gjitha dyqanet tjera të të gjitha profesioneve, dmth edhe për tregjet e pemëve dhe perimeve.
Shumica e dyqaneve prej tash e kanë gjetur alternativën dhe shesin torba prej pëlhure të qëndisura ose qese prej letre.
Nga: Bardhyl Islami
Burim info: tv2.dk