CoronaPas është një lloj pasaporti i coronës që dokumenton se personi nuk është i infektuar me virusin corona. CoronaPas në Danimarkë do të jetë në formë aplikacioni në smartphone që do të quhet MinSundhed dhe si dokument në letër.
Nga 6 Prill 2021, banorët e Danimarkës mund të dokumentojnë me CoronaPas në aplikacion në smartphone se nuk janë të infektuar me virusin corona. Ky do të jetë dhe kusht për banorët e Danimarkës që të mund të hyjnë dhe shfrytëzojnë disa lokale, dyqane, veprimtari ku personat janë direkt në kontakt me njëri tjetrin, si p.sh. në frizer, në fizioterapi, masazh, etj.
CoronaPas, respektivisht aplikacioni MinSundhed vërteton se një person nuk është i infektuar nëse:
- Personi ka Test negativ PCR ose një test antigjeni (test të shpejtë). Testi nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë. Ju mund ta gjeni rezultatin tuaj të provës në MinSundhed ose në sundhed.dk ose mund të merrni dokumentacionin për një test antigjeni negativ nga një sigurues privat.
- Personi është vaksinuar plotësisht. Vaksinimi juaj do të jetë i vlefshëm dhe do të pranoni dokumentacion, afërsisht 2 javë pasi të keni marrë dozën përfundimtare të vaksinës. Ai është dokument fizik që vërteton se jeni vaksinuar. Ky dokument do të jetë edhe digjital në CoronaPas respektivisht në aplikacionin MinSundhed nga 9 Prill 2021.
- Të jeni i shëruar nga virusi Corona. Të gjithë banorët e Danimarkës që kanë qenë të infektuar dhe janë shëruar nga virusi corona, janë të regjistruar automatikisht në CoronaPas’in e tyre personal, por nëse një banorë i Danimarkës është infektuar dhe shëruar jashtë shtetit, atëherë banori këtë mund t’a vërtetojë me testin për antitrupa.
Lexoni më shumë rreth mënyrës së përdorimit të CoronaPas (Corona Pasaportës)
https://coronasmitte.dk/raad-og-regler/coronapas
Nga: Bardhyl Islami