Një lojë shumë dramatike ishte sonte ndeshja e finales në Kampionatin Botërorë në hendboll 2021 që u mbajt në Egjipt. Në këtë finale sonte u takuan dy rivalët Skandinav, Danimarka kundër kampionit të shumëhershëm botërorë Suedisë.
Këtë rradhë Danimarka fitoi kundër Suedisë me 26:24 dhe u bë kampion botërorë dy herë me rradhë në hendboll, sivjet me 2021 dhe para dy viteve në vitin 2019.
Danimarka tregoi loja të mrekullueshme në gjithë këtë kampionat botërorë, por mos të harrojmë që Danimarka ka dy lojtarët më të mirë në botë, sulmuesin dhe golashënuesin më të mirë në botë Mikkel Hansen dhe portierin më të mirë në botë legjendën Niklas Landin.
Nga Bardhyl Islami